Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev është e shpejtuar dhe e sjellur në moment emotiv, vlerësojnë shumë bashkëpartiakë të tij, partnerë të koalicionit, por edhe politikanë të lartë nga bashkësia ndërkombëtare.
Shumica janë të qëndrimit se shtetin e presin reforma të rëndësishme, të cilat janë të realizueshme vetëm me institucione stabile.
Bashkëpartiakët dhe partnerët e koalicionit i bëjnë thirrje Zaevit që të marrë vendim të mençur me qëllim që shteti të mos hyjë edhe në krizë politike, nga e cila pasoja do të kishte tërë shoqëria. Potencojnë mes tjerash se është periudhë kur shteti ende po ballafaqohet me pandeminë e kovidit, si në planin shëndetësor, ashtu edhe në atë ekonomik, ndërsa po kanoset edhe krizë energjetike.
Nga ana tjetër, përkujtojnë se na pret zgjidhje e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, të cilat do ta zhbllokonin procesin eurointegrues të vendit përmes fillimit të negociatave aderuese.
Sipas tyre, oponentët politik e ofrojnë, siç thonë, pikërisht të kundërtën, pasi ithtarët e Hristian Mickoskit vazhdojnë ta mohojnë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Marrëveshjen e Ohrit, por edhe shaktojnë tensione ndëretnike në planin ndëretnik.
Inicativën në LSDM, që Zaevi megjithatë të mbetet në krye të partisë, i pari e ka ngritur deputeti, Martin Kostovski.
“Unë, Martin Kostovski, kryetar i DK LSDM Kumanovë, prej sot e parashtroj iniciativën te të gjithë socialdemokratët në vend për përkrahje të kryetarit, Zoran Zaev. Përkrahje e padyshimtë që të mbetet në pozitën e liderit në LSDM, sinqerisht dhe me nder, me përgjegjësi dhe me guxim, shumë dhamë këto pesë vite për Maqedoninë, për LSDM-në”, thotë Kostovski, i cili mori përkrahje nga funksionarë partiakë dhe anëtarë të partisë.
Edhe partnerët e koalicionit u paraqitën me kërkesë për Zaevin që ta ndryshojë vendimin dhe shprehën mbështetje për Qeverinë duke konfirmuar se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse drejtë së ardhmes së shtetit dhe popullit. Kërkuan nga ai që ta rishqyrtojë vendimin e tij për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, si dhe nga vendi i liderit të LSDM-së.
“Assesi nuk guxon të japë dorëheqje. Shteti ka shumë sfida serioze. Zaevi ka mandat dhe nuk mund të tërhiqet. Kemi program qeverisës. Kemi projekte serioze të cilat i kemi premtuar, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti”, pasi Zaevi e paralajmëroi tërheqjen.
Maja Moraçanin nga RDM, para takimit me Zaevin dhe partitë e koalicionit qeverisë, deklaroi se nuk mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimin e shumicës së re parlamentare, sepse, siç tha, Maqedonisë i nevojitet stabilitet, përballemi me krizën energjetike dhe ende zgjat pandemia me kovid.
Dorëheqja e Zaevit shkaktoi reagime edhe në bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa më të zëshëm ishin fqinjët nënshkrues të Marrëveshjes së Prespës.
Dorëheqja e Zaevit jo vetëm që është lajm i keq për përpjekjet reformuese të cilat ai i filloi në Maqedoninë e Veriut, por edhe lajm i keq për të ardhmen e projektit evropian, tha në intervistë për buletinin partiak të socialdemokratëve gjermanë (SPD), Nills Shmid zëdhënës i politikës së jashtme të grupit parlamentare të SPD-së në Bundestag, transmeton Dojça vele.
Shmid potencoi se edhe krahas kompromiseve të bëra, në rend të parë ndryshimi i emrit të vendit, ai nuk pati sukses, jo me fajin e tij, të bëjë progres të rëndësishëm drejtë procesit të zgjerimit të BE-së.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...