Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.
Procesi i ndryshimeve legjislative, reformat institucionale, përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës si dhe diskutimi i çështjeve tjera me interes të përbashkët ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shefit të EULEX-it.
Me këtë rast, Lumezi e ka njoftuar Shefin e misionit të EULEX-it lidhur me qëndrimet institucionale për këto procese, adresimet që dalin nga rishikimi funksional për sundim të ligjit, sfidat institucionale si dhe angazhimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprave tjera penale.
Në këtë kontekst, palët vlerësuan progresin e arritur në fushën e sundimit të ligjit, veçmas në shënjëstrimin e rasteve të reja, me ç’rast u theksua nevoja për një dinamizëm më të shtuar në pasqyrimin real të këtij progresi.
Shefi i Misionit EULEX e theksoi nevojën për kapacitete shtesë në punën hetimore për rastet e korrupsionit, terrorizmit si dhe për bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë për ta avancuar punën e prokurorisë.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë takim mjaftë të dobishme dhe produktiv si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...