Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.309 testime për coronavirus, ndërsa 156 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 91, Kavadari – 19, Manastiri – 13, Prilepi dhe Kumanova – nga 8, Koçani – 3, Struga – 2, Tetova, Shtipi, Ohri, Kërçova, Gjevgjelia, Sveti Nikolla, Kriva Pallanka, Dellçeva, Kratova, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica – nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe dhjetë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 326 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 206.233, prej të cilëve 191.132 janë shëruar, ndërsa 7.242 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (8 nëntor) është 7.859./arbresh.info/
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...