Mantelbardhët ultimatum Qeverisë: Do të presim një javë dhe do të futemi në grevë

10:10 | 8 Nëntor 2021
F.T

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka filluar nga ora 10:00 protestën, raporton arbresh.info.

Mantelet e papuçet i hoqën në shenjë revolte i lanë para ndërtesës së Qeveris së Kosovës.

Të revoltuar më Kryeministrin e Presidentin e vendit, infermierët kërkuan që Qeveria t’i kthej kokën nga ata para se të bëhet vonë.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla ka thënë se arsyeja kryesore e kësaj proteste është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes Ligjit të Pagave.

Ai paralajmëroj se do të futen në grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

“Nëse brenda javës nuk reflektojnë, një javë është e mjaftueshme. Nëse kjo nuk ndodh atëherë kërkesat janë që të futemi në grevë. Kryeministër kthe kryt nga mjeket. Mos lejo që ata të lejnë Kosovën. Truri i Kosovës po shko jashtë shtetit. Këto papuçe edhe naj ditë mund të bëhen më shumë”, tha Syla.

Ai shtoi se nëse fillon kjo grevë, atëherë nuk do të ndërpritet.

E ketë protestë e kanë përkrahur edhe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura e Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Njëzëri të gjithë kërkuan që Qeveria t’i thërret për diskutim për ligjin për paga. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale