Barcelona është në një situatë pothuajse dëshpëruese, dhe arsyeja kryesore është se nuk ka më një nga futbollistët më të mirë të historisë – Lionel Messin.
Përveç cilësive futbollistike të asit argjentinas, tashmë klubit i mungon ajo që sjell Messi si markë dhe milionat që klubi katalanas ka grumbulluar fal tij.
Edhe pse argjentinasi ishte gati të hiqte dorë nga gjysma e rrogës, Barcelona nuk mundi t’ia paguante as atë, ndaj tani i kushton me 130 milionë euro humbje.
Borxhi i Barcelonës është rreth 1.4 miliard euro dhe goditja për klubin është edhe më e madhe pasi sponsorët po heqin dorë nga katalanasit.
Përkatësisht, para se Messi të largohej në PSG, Barcelona nënshkroi një kontratë me një kompani që tregton kriptovaluta, por kur morën vesh se argjentinasi po largohej, hoqën dorë nga bashkëpunimi që supozohej t’u sillte katalanasve 70 milionë euro.
Ndërkohë një kompani indiane që merret me edukimin online ka hequr dorë dhe ka ndryshuar mendje edhe para se të lidhte një kontratë prej 60 milionë euro.
Financat e Barcelonës me largimin e tij sigurisht që janë bërë edhe më keq pasi publiku nuk i di rrethanat e tjera rënduese që po kalon klubi me largimin e Messit. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...