Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si një njeri të rrezikshëm.
Petkoviq tha se pret të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi nga mesi i nëntorit, me theks të veçantë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kurti është njeri i rrezikshëm. Ne duhet t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve dhe një gjë e tillë pres të ndodh në gjysmën e dytë të nëntorit. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë formimi i Asociacionit”, deklaroi ai.
Duke folur për TV Pink, Petkoviq tha se Serbia po bën gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i kushtojë vëmendje asaj që po bën kryeministri, Albin Kurti./arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...