Manchester City ka fituar lehtësisht ndeshjen kundër Manchester United në kuadër të xhiros së 11-të në Premier League me rezultat 2-0.
Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e 7-të kur Eric Bailly shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë fillestar mysafirëve.
Edhe pse kishin rezultatin në favor të tyre, “Citizens” për asnjë moment nuk e ndalën sulmin gjatë pjesës së parë.
Ata arritën të dyfishojnë epërsinë në minutat shtesë të pjesës së parë përmes golit të Bernardo Silvas.
Në pjesën e dytë, u duk se “Djajtë e Kuq” rimorrën veten duke krijuar disa raste, por pavarësisht kësaj, mysafirët morrën sërish kontrollin e lojës duke vazhduar dominimin.
Edhe pse kishte raste shënimi gjatë pjesës së dytë, rezultati nuk ndryshoj dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të Manchester Cityt.
Pas kësaj fitore, City zë vendin e dytë në renditjen tabela me 23 pikë, ndërsa Man. United mbetet në vendin e pestë me 17 pikë./Arbresh.info
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës