Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.
Grenell thotë se me mos ftesën e Kosovës dhe Serbisë në këtë samit, presidenti Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë, shkruan arbresh.info.
Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.
Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, në një postim në Twiterr tha se Trump ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”. /arbresh.info/
Postimi i plotë i Grenell:
Biden snubs Kosovo and Serbia. He reverts back to playing politics in the region.
Trump cares deeply about the people of the Balkans. He rejected the politicians’ games of the last 20 years and instead pushed for job creation and economic development.
Jobs not politics! https://t.co/Vaq8R6yt9S
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 6, 2021
Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!.

Sot nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin ‘Za...
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...