Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Tapizë-Fushë Krujë, ku si pasojë e përplasjes së nja “Audi” me një “Volkswagen”, ka ndërruar jetë një grua.
Viktimë e aksidentit ka mbetur bashkëshortja e drejtuesit të “Volkswagen” Xh.Ç, ku i dëmtuar ka mbetur dhe vetë ai.
Drejtuesi i mjetit tip “Audi” është shtetasi, A.Ç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:25 dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç..
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...