Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci bashkë me shefin e grupit parlamentar, Abelard Tahiri, vizituan Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe vëllezërit e tij, për të shprehur solidaritetin e tyre të fuqishëm për padrejtësinë ndaj tij, Kadriut dhe shokëve të tij që gjenden në Hagë.
Postimi i plotë i Lladrovcit në ‘Facebook:
U bë një vit që kur Presidenti Thaçi së bashku me bashkëluftëtarët e tij, iu përgjigjen ftesës së drejtësisë për mbrojtur edhe një herë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
Në këtë ditë të këtij përvjetori të dhimbshëm, së bashku me Abelard Tahirin, vizituam bacin Haxhi dhe vëllezërit e Presidentit Thaçi në Burojë, për të shprehur solidarizimin tonë të plotë për këtë padrejtësi ndaj tij, Kadriut dhe shokëve të tij që gjenden në Hagë.
Ne kemi besim të fuqishëm se e vërteta do të ngadhënjejë, si çdo herë që besuam nga hapat e parë së bashku me drejtuesit tanë për çlirimin e vendit, besojmë edhe sot për pastërtinë e luftës së UÇK-së, si pjesë e pandashme e dinjitetit, lirisë dhe krenarisë së popullit tonë. #LiriaKaEmër#UÇK
Me Respekt,
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...