Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik në shenjë proteste për mos zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, në ditën ku po shënohet përvjetori i pestë i vdekjes së tij në burgun e Prizrenit, shkruan arbresh.info.
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë marshuar nga Teatri Kombëtarë deri te ndërtesa e Qeverisë, ku vendosen disa pankarta me portretet e Albin Kurtit, Abulena Haxhiut, Glauk Konjufcës e Xhelal Sveçlës.
Në këto pankarta janë fjalët e të parëve të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë, të cilët më parë kishin kërkuar drejtësinë për vrasjen e Astrit Deharit.
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate tha se kjo Qeveri nuk është interesuar fare për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, ai tha se sot ata heshtin dhe vetëm bëjnë përkujtime.
“Sot është përvjetori i pestë i vrasjes së Astrit Deharit, edhe sot pas pesë viteve akoma nuk ka drejtësi për Astritin. Sot në pushtet është Albin Kurti, e Albulena Haxhiu, të cilët sot po heshtin, po nëse sot do të ishte një pushtet tjetër, sot do të kishte protesta, sot nuk do të bëheshin përkujtime”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...