Kryeministri, Albin Kurti, në pranin e babait të Astrit Deharit tha se sot pas e pesë vjet akoma nuk është arritur drejtësi për Astritin dhe se për këtë do të punohet që vdekja e tij, por edhe shumë të tjerëve të mos mbetet pa u zbardhur.
“Sot ndodhemi këtu të bëjmë homazhe para varrit të Astrit Deharit, pesë vjet pas mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, e ku akoma nuk është arritur drejtësi. Ne do të punojmë që drejtësia për Astritin të arrihet dhe për të gjithë të tjerët të cilët ishin pre e jo drejtësisë”, tha Kurti.
Ndërkaq babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, përkrahi ato që tha Kurti si dhe po ashtu edhe njëherë kërkoi nga Prokuroria që të zbardhë rastin e djalit të tij.
“Pajtohem me të gjitha ato që tha Kryeministri, edhe njëherë kërkojë nga Prokuroria që të punojë në zbardhjen e rastit, dhe të ketë drejtësi për Astritin”, tha Dehari./arbresh.info/

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA