Opinionisti, Rrahman Paçarizi, tha se këtë herë partitë janë treguar më të kujdesshme për koalicionet, teksa kjo do ta bën garën më pak cilësore.
“Kandidatët dhe partitë kësaj radhe janë treguar të kujdesshme për koalicionet, dhe kjo e bën garën më pak cilësore, pasi sikur të kishte koalicione të deklaruara për të cilat do të dihej, do të tejkalohej që partitë të mos kishin nevojë të riciklonin programet, por do të mund të merrnin diçka nga programet e partnereve të koalicioneve, sigurisht që oferta do bëhej me cilësore, do të freskohej”, tha Paçarizi.
Tutje, Paçarizi tha se garë të vërtet ka vetëm në pesë komuna.
“Ndërkohë që këto koalicione eventuale mendoj që i ka pamundësu fakti që këto matematika i bën më të vështira, pasi këto barten nga një komunë në tjetrën siç bartën edhe trashëgimit e raporteve ndërmjet partive nga qendra në nivelin lokal. Un mendoj që e dëmtojnë garën aty ku ka garë, sepse garë pothuajse të barabartë kemi në pesë komuna, kemi Gjilanin, Podujevën, Vushtrrinë, Kamenicën dhe Shtimen”.
“Sikur të mos bëheshin këto koalicionet nga qendra, nëse merren vesh me u bart koalicionet, me u shkëmbye Prishtina me Prizrenin, ose me u shkëmbye Gjakova me Istogun, kjo mendoj që e dëmton garën”./bs/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...