Sulmuesi i katalunasëve, Sergio Aguero ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, pasi u konfirmua që do të jetë jashtë fushës së gjelbërt për tre muaj.
33-vjeçari kishte probleme me rrahjet e zemrës gjatë ndeshjes ndaj Rayo Vallecano.
Kurse, klubi Katalunas, Barcelona, sot ka konfirmuar gjendjen e argjentinasit ku ka thënë treguar se do të mungojë tre muajt e ardhshëm përshkak të gjendjes së tij.
Lexo edhe:
Zyrtare: Aguero do të mungojë tre muaj pas problemeve me frymarrje
Aguero para pak çastesh, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur.
“Jam mirë dhe gati që të përballem me procesin e shërimit. Dua të falënderojë të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe dashuri që më bëtë më të fortë sonte”- ka shkruar argjentinasi.
Estoy bien y con mucho ánimo para afrontar el proceso de recuperación. Quiero agradecerles a todos por tantísimos mensajes de apoyo y de cariño que hacen que mi corazón sea hoy más fuerte ? ❤️ https://t.co/fR0pHz1pA7
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) November 1, 2021
Sulmuesi i Barcelonës, deri më tani me fanellën e Barcelonës është paraqitur në pesë ndeshje ku edhe ka shënuar një gol dhe ai gol ishte në ndeshjen ndaj Real Madridit. /arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje