Mbrëmë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari e bashkë me të në studio komentuan banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”
Tea në një moment tha se nuk pëlqente asnjë nga djemtë në shtëpi, qoftë edhe fizikisht. Ndërsa, Fatma i përmendi Granitin si një nga djemtë më të pashëm.
“Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova”, tha Tea, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Kujtojmë, se gjatë kohës që ishte në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifoni kishte njohur ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi, e që nga programi ajo doli si çift me Andin, por më pas treguan se kanë qenë të detyruar nga produksioni për shkak të pëlqimit nga publiku dhe se me Beartin ka kohë qe është e lidhur.
Mirëpo, pas pak kohësh dyshja u ndanë dhe nuk i kursyen as ‘thumbat’ në rrjete sociale. Siç duket kjo lidhje e ka bërë Tean të heqë dorë nga djemtë kosovarë.
Ndërkohë, një javë më parë, Tea deklaroi se ishte beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen nga i dashuri, por pa dhënë detaje të tjera./reporteri/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit