Policia e Kosovës, ka gjetur një armë zjarri-mitraloz, fishekë dhe substanca narkotike, në vendin ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit për vrasjen e të riut në Mitrovicë një ditë më parë.
Në raportin shtesë për këtë rast bëhet e ditur se të dyshuarit ende janë në arrati.
“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...