Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin Wesley Clark.
Gjatë kësaj bisede, Gjeneral Wesley Clark i ka ofruar ministrit Mehaj përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Mehaj tha se ka marrë përgëzime nga gjenerali Clark për sukseset e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Krahas takimeve, prezantimeve e diskutimeve gjatë vizitës në SHBA, konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim. Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, shkruan Mehaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...