Jurgen Klopp është i pangopur, madje edhe kur skuadra e tij fiton thellë ndaj rivalëve më të mëdhenj në Premier League.
Trajneri gjerman deklaroi këtë të premte se Liverpooli kishte disa boshllëqe në lojë në ndeshjen kundër Manchester United, pavarësisht se u kishte dhënë një shuplakë të fortë “Djajve të Kuq” në “Old Trafford”.
“United kishte raste të qarta, të cilat ne ua dhuruam. Nuk duhet t’i besojmë fatit apo Alissonit. Mund të kishim bërë më mirë. Folëm në pushimin mes pjesëve, megjithëse po fitonim 4-0”, – pranon Klopp.
– “Ne duhet të përmirësohemi, e dimë. Bota kështu është: fiton 5-0 në fushën e United dhe gjithçka është perfekte. Epo, nuk ishte,” – vijoi më tek Klopp, duke u përpjekur që të mbajë lojtarët dhe tifozët me këmbë në tokë.
-“Duhet të përmirësohemi është në stabilitetin në mbrojtje, kur kundërshtari ka topin. Nuk ka arsye të rrezikojmë nëse i bëjmë gjërat mirë. Ka ende vend për përmirësim.”/indkes
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...