Arnold Schwarzenegger thotë se liderët që pretendojnë se luftimi i ndryshimeve klimatike dëmton ekonominë janë “budallenjë dhe gënjeshtarë”.
Përpara samitit të klimës COP26, ish-guvernatori i Kalifornisë tha për BBC se ulja e emetimeve të karbonit do të përfitojë ekonomitë globale, transmeton portal arbresh.info
“Terminatori” tha se zvogëlimi i konsumimit të mishit nuk do të thotë të të sakrifikosh diçka, pasi një gjë e tillë ndikon në shëndet, ndërsa thekson se ndikim të madh luan edhe ndotja e shkaktuar nga tregtia ndërkombëtare.
Në një intervistë për BBC Radio 4, Schëarzenegger pohoi se suksesi i vazhdueshëm ekonomik i Kalifornisë dhe krijimi i vendeve të punës dëshmojnë se reduktimi i dioksidit të karbonit dhe rritja e pasurisë shkojnë paralelisht.
“Ata (politikanët) janë gënjeshtarë, ose budallenjë. se nuk dinë si ta bëjnë këtë, sepse ne e kuptuam se si ta bëjmë dhe gjithçka ka të bëjë me të paturit e guximit për të bërë atë”, tha ai.
Schwarzenegger u bë një kampion i ajrit të pastër dhe energjisë së rinovueshme, ndërsa ishte guvernator mes viteve 2003-2011, pasi vendosi objektiva për të reduktuar tymin e shkarkimit dhe emetimet e gazrave serrë.
Që nga largimi i detyrës, ai ka përdoru famën dhe ndikimin e tij për të promovuar politikat e reduktimit të karbonit.
Ai gjithashtu është kritik ndaj axhendes mjedisore të fokusuar në sakrificën e stilit të jetës.
Ish-kampioni i bodybuilder thotë se ka reduktuar konsumimin e tij të mishit me rreth tre të katërtat në vitet e fundit, por argumenton se si rezultat po “fiton”.
“Që kur kam filluar të ha perime dhe ushqime me bazë bimorë, mjeku i zemrës më ka thënë se arteriet e mia kanë pushuar së ngushtuari”, tha ai.
Ai shprehu një alarm të veçantë për ndotjen e ajrit dhe gazrat serrë që vijnë nga transporti detar dhe sugjeroi se gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë si individë për të ulur karbonin është të blejmë prodhime vendore.
“Blini produkte vendore, sepse sa herë që blini gjëra nga jashtë kjo është e keqe për mjedisin”, tha ai.
Ai po planifikon të jetë në bisedimet për klimën në Glasgoë javën e ardhshme, por nuk ka besim të madh në sistemin, pasi beson se zgjidhja vjen nga presioni popullor dhe ndryshimet teknologjike./bbc/arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...