Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se mbështet përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës dhe se mbetet e përkushtuar për tejkalimin e konfliktit palestinezo-izraelit bazuar në zgjidhjen me dy shtete.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar pas takimit që kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh ka zhvilluar në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.
“Gjatë bisedimeve, ne u fokusuam në përpjekjet për formimin e shtetit palestinez dhe temat rajonale. Konfirmova angazhimin e BE-së për një zgjidhje të bazuar në krijimin e dy shteteve”, tha Michel në rrjetet sociale pas takimit me Shtayyeh.
Ndërkohë nga zyra e Borrellit tha se kreu i diplomacisë evropiane vuri në dukje se BE-ja vazhdon të mbështesë popullin palestinez dhe krijimin e shtetit të Palestinës.
Borrel theksoi se BE-ja mbron rifillimin e bisedimeve paqësore palestinezo-izraelite për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai shtoi se BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë në këtë fushë.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...