Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të martën në mesnatë për posedim të armëve.
Sipas komunikatës së PK-së, ndaj të dyshuarave është ngritur kallëzim penal.
Komunikata e plotë
Sot, pas mesnatës aty rreth orë 00:30, zyrtarë policor gjatë realizmit të kryerjes së detyrave në fshatin Lubinje e Epërme, kanë ndalur për kontrolle një automjet te tipit ËV Pasat me targa vendore, dhe gjatë kontrollit kanë gjetur në posedim ilegal të armës pronarin e automjetit dhe dy bashkudhëtarë.
Të dyshimtit posedonin tri armë, dy nga ato armë gjahu dhe një armë gjysmë automatike së bashku me 8 fishek. Armët u sekuestruan në cilësinë e provës.
Policia ndaloj menjëherë të dyshimtit, të njëjtit u intervistuan për posedim të armëve pa leje.
Ndaj të dyshimtëve M.B i lindur në vitin 1993, A.M i lindur në vitin 1989 dhe M.K i lindur në virin 2002, hetuesit policor ngritën kallëzim penal për posedim dhe mbajtje të armës pa leje.
Në lidhje me rastin është informuar prokuroi i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime./arbresh.info/
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...