Policia italiane e ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës.
Shtatë persona janë arrestuar në L’Aquila, dy janë lënë në arrest shtëpie dhe pesë të tjerë janë arratisur.
Të gjithë të moshës 20 deri në 37 vjeç.
Banda që funksiononte si një kartel, i tipit mafioz vepronte në shpërndarjen e drogës, zhvatje, rrëmbime, grabitje, etj.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi dy kilogramë kokainë, raporton Abcnews.al përcjell Klankosova.tv
Të gjithë të akuzuarit kishin precedentë në trafikun e drogës dhe i përkisnin një familjeje të rrënjosur tashmë në strukturën sociale dhe ekonomike të L’Aquila, të lidhur me njëri-tjetrin me qëllim blerjen, paketimin dhe shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme në Itali.
Gjithçka ishte ndërtuar mbi një ortakëri të kryesuar nga tre vëllezër, të cilët menaxhonin të gjithë trafikun duke shfrytëzuar persona të tjerë të besuar, shpesh të lidhur me lidhje gjaku, të cilët merreshin me funksione të ndryshme, “e lehtësuar edhe nga fakti që komunikonin me njëri-tjetrin me lehtësi në gjuhën e tyre amtare, si dhe duke përdorur terma të koduar dhe duke komunikuar përmes kanaleve Whats-App dhe Telegram” shkruajnë mediat italiane.
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...