Autoritetet shëndetësore njoftuan këtë të hënë se janë 6 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total 2880 prej fillimit të pandemisë. 4 qytetarë ishin nga Tirana, ndërsa të tjerët nga Elbasani dhe Berati.
Shkon kështu në 2880 numri i jetëve të humbura në vendin tonë që nga nisja e pandemisë. Ndryshe nga një ditë më parë kanë ardhur në rënie shifrat e infektimeve të reja. Nga 2640 testime të kryera u identifikuan 264 të infektuar.
Rastet më të shumta janë nga Tirana, 133 dhe më pas vijnë Fieri me 29, Lushnja me 24 dhe Durrësi me 16. Në të gjithë vendin janë 7098 pacientë aktivë me Covid-19. Të shtruarit në struktura spitalore aktualisht janë 155, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit e kaluan Covid 192 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në thuajse 172 mijë. /TvKlan/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...