Zona të tëra të Siçilisë në Itali janë nën pushtetin e motit të keq e të ujit. Shirat e rrëmbyer atje kanë bërë që disa rrugë të kthehen në lumenj të vërtetë.
Shtëpi, biznese e magazina janë përmbytur ndërsa furia e ujit të përzierë diku edhe me baltë, ka marrë përpara makinat nëpër rrugë. Për këtë arsye, autoritetet vendore kanë zgjedhur të shpallin alarmin e kuq nga moti i keq, ndërsa mjaft shkolla janë mbyllur, shkruan TCH.
Në Scordia vazhdojnë kërkimet për dy bashkëshortë, 67 dhe 54 vjeç, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga mbrëmja e së dielës.
Alarmin për çiftin e dha drejtuesi i një mjeti që kishte mbetur i bllokuar në makinën e tij për shkak të përmbytjeve dhe u shpëtua nga ekipet e emergjencës.
Ai tha se kishte parë bashkëshortët në bordin e një makine Ford Fiesta, të cilën e ka marrë uji me vete. Po ne Scordia, punonjësit e mbrojtjes civile arritën të shpëtojnë 5 turistë të huaj, furgoni it ë cilëve gjithashtu u rrëmbye nga uji, e situata të ngjashme me automjete u raportuan dhe në pjesë të tjera të zonës.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...