Partia Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Demokratik për Integrim të udhëhequra respektivisht nga Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, kanë bashkuar forcat përa raundit të dytë të zgjedhjeve.
Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalë të mirëkuptohen për mbështetje të ndërsjellë mes njëra-tjetrës.
Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku.
Sipas informacioneve, marrëveshjen për diçka të tillë e kanë arritur këtë të dielë krerët e dy partive, Ahmeti e Thaçi./albeu.com/
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...