Komiteti Olimpik i Kosovës ka adresuar reagimin e radhës drejt AIBA-s, në lidhje me refuzimin e tretë që iu bë ekipit të boksit të Kosovës nga autoritetet serbe, të cilat nuk lejuan hyrjen e tyre në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdarë.
Në letrën e presidentit Ismet Krasniqi dërguar presidentit të AIBA-s, Umar Kremlyov, thuhet se fituesja e vetme e kësaj situate është Qeveria e Serbisë, e cila ndërhyri në çështjet sportive, duke ua mohuar boksierëve të Kosovës të drejtën e garimit me boksierët tjerë.
KOK ka kërkuar që kjo çështje të mos kalojë në heshtje, por të merren masa ndaj organizatorit, derisa janë përmendur edhe dëmet që i shkaktohen boksit të Kosovës me veprimin e sotëm të Serbisë.
Gjatë dy ditëve të fundit, KOK dhe AIBA kanë kanë shkëmbyer mori letrash, për të zgjedhur çështjen.
KOK ka reaguar edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, nga të cilët po ashtu pret të merren masa.
Më poshtë mund të gjeni reagimin e plotë të presidentit Krasniqi, të dërguar AIBA-s, menjëherë pas refuzimit të tretë të bërë boksit. Botërori i boksit nis sonte në Beograd.


Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë