Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Me këtë rast, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota, gjithsej 231.
Pas tij, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli, gjithsej 71.
Kandidati i AAK’së për kryetar, Rrustem Berisha ka marrë 55 vota.
Ndërsa, pa asnjë votë ka mbetur Kreshnik Husaj i PDU-së, Drena Podrimçaku i PB-së dhe Gavi Veselaj.
Kujtojmë që zgjedhjet e 17 tetorit në Pejë i ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK-së.
Ai ka arritur të siguroj 60,41 për qind apo 22 mijë e 778 vota.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...