Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos thuhet se pëlqehet nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili do të tentojë ta transferojë në Etihad.
Mesfushori gjerman ka më pak se dy vite të mbetura në marrëveshjen e tij me spanjollët e Real Madridit.
E ardhmja e tij në Madrid është e pasigurt pasi kontrata e tij është e paraparë të skadojë në qershor të vitit 2023.
Gjermani mund të joshet të largohet së shpejti nga Santiago Bernabeu dhe City do të jetë njëri nga pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij.
Sipas mediumit të njohur El Nalcional, trajneri Guardiola shpreson të joshë Kroosin për t’u transferuar në Etihad Stadium.
Ky do të ishte një ribashkim i dyshes, pasi Guardiola dhe Kroos punuan për një sezon te Bayern Munichu.
Ndryshe, Kroos ka fituar plot katër trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe shumë trofe tjerë si La Liga, Copa del Rey, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës. /telegrafi
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...