Të paktën dy civilë u vranë sot, duke përfshirë një fëmijë, ndërsa katër persona u plagosën nga shpërthimi i bombave në një rrugë në Afganistanin lindor.
Dy bomba shpërthyen ndërsa një automjet taleban kalonte, duke vrarë një fëmijë, tha shefi i policisë së qarkut Ismatullah Mubariz, duke shtuar se asnjë luftëtar talebanë nuk u plagos, raportoi AP.
Një zyrtar i policisë lokale tha se trupat e dy të vdekurve dhe katër të plagosurve u dërguan në spital pas sulmit.
Theksojmë se deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Por Shteti Islamik ekstremist vepron në provincën lindore të Nangaharit, nga ku shpesh sulmon talebanët./arbresh.info/
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...