Në rreth të dytë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 tetor do të votohet në gjithsej 44 komuna.
Në Mavrovë dhe Qendër Zhupë do të përsëritet votimi për shkak se nuk është përmbushur censusi për votim që të dalin të paktën 1/3 e qytetarëve që ndodhen në Listën Zgjedhore.
KSHZ në afat prej 15 ditëve do të njoftojë Qeverinë dhe më pas Kuvendin se kur do të duhet të caktojë zgjedhje të reja në këto dy komuna.
Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se OBRM-PDUKM ka fituar në Aerodrom, Bosillovo, Butell, Veles, Vinicë, Gazi Baba, Gjorçe pEtrov, Gradsko, Zërnovci, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Mogilla, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sopishte, dhe Shtip.
Nga LSDM kanë fituar në Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Strumicë, ndërsa me koalcionin e BDI-së, ata kanë fituar edhe në Likovë dhe Saraj./telegrafi
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...