Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), po vazhdon të jetë pjesë e stërvitjeve dhe garave ushtarake me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Kështu bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan arbresh.info.
“Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”, shkruan Mehaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s
Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”.
Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që ne të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Forca djema dhe vasha tona!
Kemi besimin maksimal në ju!
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...