Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, thotë se në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë.
Ahmetaj tha se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë.
Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera.
“Sa i përket votave me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës. Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj./arbresh.info/
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...