Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasullas, në margjinat e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila më 21 dhe 22 tetor mbahet në Athinë, njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së.
Xhaferi shprehu kënaqësi që ky takim i parë me kolegun e tij grek realizohet në Athinë, në vitin kur Republika e Greqisë kremton 200 vjetorin e fillimit të luftës për pavarësi dhe e përuroi Kryetarin Tasullas për organizimin e shkëlqyer të Konferencës.
Në raport me bashkëpunimin parlamentar bilateral, ai e vlerësoi ekzistimin e Grupeve të Bashkëpunimit në dhomat ligjvënëse të dyja vendeve si një bazë e shkëlqyer për zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë bilateral dhe shprehu shpresë se së shpejti, anëtarët e të dy grupeve do të realizojnë takim të përbashkët.
“Kryetari Xhaferi sugjeroi se në parlamentin grek akoma nuk janë miratuar ratifikimet me të cilat avancohet bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha, përfshirë edhe në pjesën e eurointegrimeve dhe kërkoi ratifikimin e tyre sa më të shpejtë me qëllim që të vihen në funksion”, thonë nga Kabineti i Xhaferit.
Kryetari Tasullas shprehu kënaqësi të madhe për këtë, siç e quajti, takim të parë të shumëpritur në nivel të kryetarëve të parlamenteve dhe theksoi se kjo konfirmon se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve përparojnë./Telegrafi/
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK