Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Petar Petkoviq, ka folur para takimit Kosovë-Serbi në Bruksel.
Ai ka thënë se ky nuk do të jetë një takim i negociatorëve kryesorë në nivel teknik, por ekspertëve, siç është rënë dakord me marrëveshjen e 30 shtatorit, transmeton arbresh.info.
Petkoviq tha se të dyja palët do të kenë katër anëtarë në grupin e punës, pikërisht për çështjet e lirisë së lëvizjes, targave dhe të tjera.
Kujtojmë, se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, poashtu deklaroi një ditë më parë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut.
Kryeziu ka potencuar se në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim. /arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...