Osmani kundërshton raportin e KE-së për Vettingun: Është i domosdoshëm

17:27 | 20 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për medie ka folur për disa nga të gjeturat e Raporti të Progresit.

Ajo ka thënë se nuk pajtohet me vlerësimin që raporti thekson se vettingu është “si burim shqetësimi serioz”

“Sa i përket vetingut Komisioni Evropian konstaton se rivlerësimi i menjëherë i gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Si presidente nuk pajtohem me këtë konstatim. Në fakt mungesa e vetingut do ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi.Vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm por i domosdoshëm. Ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës”, tha Osmani në konferencën për medie, raporton arbresh.info.

Ajo ka thënë se si presidente e vendit inkurajojë institucionet që ky proces të përshpejtohet.

Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, të publikuar të martën, vettingu në sistemin e drejtësisë i planifikuar nga Qeveria e Kosovës, “paraqet një burim shqetësimi serioz”.

Sipas raportit të thuhet se një proces i tillë duhej të konsiderohej vetëm si një masë e jashtëzakonshme.

“Qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz”, thuhet në raport.

Osmani ka folur edhe sa i përket sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe, ku ka kërkuar që të mbështesin luftimin e kontrabandës në këtë pjesë, dhe se deklaratat e më hershme të përfaqësueseve të BE-së, lidhur me aksionin e fundit nuk duhet përsëritur më ./arbresh.info/

Raporti i KE-së për Kosovën vlerëson ngecje në reformimin e administratës publike dhe sistemin gjyqësor

Shpërndaje në rrjete sociale