Policia e Kosovës, saktësisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 19 tetor 2021, është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë.
I dyshuari më pas sipas policisë largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, është bastisur shtëpia e personave tё dyshuar:
Q. E. lindur me 1968,
E.E. lindur me 1994.
Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
një (1) armё e ashtuquajtur (sharc)
një (1) karikator i armёs AK-47,
tridhjetё (30) fishekё të armës AK-47,
dy (2) kondak të drurit të armës
tri (3) palë dylbi të armës
Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A