Ish-këshilltari për çështje ekonomike në Qeverinë Haradinaj, Muhamet Spahiu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë vizitës së sotme në ndërmarrjen “Trepça”, tha kryesuesi i bordit të Trepçës e ka mbështetjen parezervë të tij.
Këtë deklaratë të Kurtit, Spahiu po e quan joligjore, shkruan arbresh.info
“Është e natyrshme që shteti (në këtë rast aksionari) të jep rekomandime përmes kryesuesit të bordit, por shumë jo ligjore që Qeveria, në këtë rast kryeministri, me deklaru publikisht që kryeshefi (i zgjedhur nga bordi, jo nga Qeveria) e ka mbështetjen e parezervë timen si kryeministër! Qeveria duhet të fokusohet në ngritjen e performancës së NP, njëjtë edhe të Trepçës, përmes rrugëve dhe procedurave ligjore, ose fillimisht të ndryshoj ligjin e NP dhe Ligjin e Trepçës në këtë rast, nëse koncepti i tyre është menaxhimi i NP’ve drejtpërdrejt nga shteti, pa përfillë praktikat më të mira dhe rekomandimet e BE për Qeverisje Korporative”, shkruan ai në Facebook./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kurti në Trepçë: Asnjë grup (sindikata, këshilla greviste etj), nuk është më i fuqishëm se shteti!
Është e natyrshme që shteti (në këtë rast aksionari) të jep rekomandime përmes kryesuesit të bordit, por shumë jo ligjore që Qeveria, në këtë rast kryeministri, me deklaru publikisht që kryeshefi (i zgjedhur nga bordi, jo nga Qeveria) e ka mbështetjen e parezervë timen si kryeministër!
Qeveria duhet të fokusohet në ngritjen e performancës së NP, njëjtë edhe të Trepçës, përmes rrugëve dhe procedurave ligjore, ose fillimisht të ndryshoj ligjin e NP dhe Ligjin e Trepçës në këtë rast, nëse koncepti i tyre është menaxhimi i NP’ve drejtpërdrejt nga shteti, pa përfillë praktikat më të mira dhe rekomandimet e BE për Qeverisje Korporative!
Nëse është kështu, s’ka si të jetë ndryshe përveç #kapje e NP’ve prej Qeverisë apo grupeve të interesit.
P.S. Përndryshe performanca menaxhese dhe financiare në Trepça është negative dhe duhet të punohet në vazhdimësi!/arbresh.info/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...