Shefi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Tomas Szunyog, ka thënë se marrëveshjet e arritura për formimin e Asociacionit duhet zbatuar, duke përfshirë edhe atë të vitit 2013.
Ai i pyetur në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin Kurti, tha se ekziston një ligj për këtë dhe se duhet respektuar.
“Si BE dhe kjo është edhe në Raport, duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshinë edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin. Dua t’ua rikujtojë të gjithëve që marrëveshje është dakorduar, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet zbatuar. I takon Prishtinës që të sugjerojë se si. Është një ligj i cili është i pranishëm dhe ligji
duhet të zbatohet, por i takon palës kosovare se si saktësisht dhe çfarë forme do të marrë kjo. Nëse jo mendoj se duhet të ngrihet në BE dhe të diskutohet”, ka thënë Szunyog./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...