Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, pas votimit në objektin e Fakultetit Juridik, ka thënë se sot qytetarët vendosin për udhëheqësit e tyre.
Ai në një deklarim për medie, tha se si kryeministër do të bashkëpunoj me të zgjedhurit për fuqizimin e komunave.
“Si qytetar i Republikës dhe kryeqytetit sapo shfrytëzova të drejtën e votimit. Qytetarë sot vendosin se kush do të vendos. Pra përcaktohen se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajojë të gjithë qytetarët që sot ta shfrytëzojnë këtë moment barazie për të votuar. Si kryeministër i Kosovës do të bashkëpunojë për fuqizimin e komunave”, tha Kurti./arbresh.info/


Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...