Kanë përfunduar pjesët e para në tre takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.
Dukagjini është duke barazuar me Malishevën 0-0, Prishtina është duke fituar ndaj Llapit 1-0, edhe dueli mes Gjilanit dhe Ballkanit nuk është zhbllokuar ende, shkruan lajmi.net.
Derbi që është duke u zhvilluar në Suharekë për momentin është pa gola, pavarësisht disa rasteve.
Ndërkohë, Prishtina po fiton 1-0 kundër Llapit.
Besnik Krasniqi realizoi golin e vetëm në min e 22′ për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Dueli mes Dukagjinit dhe Malishevës ishte me pak raste shënimi, me të dyja skuadrat që tentonin të sulmon përmes kundërsulmeve.
Mbetet të shihet nëse do mbesin këto rezultat edhe në 45 minutat e mbetura.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit