Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të lirojë nga kufizimi i lëvizjes personat që janë të angazhuar zyrtarisht në zgjedhjet lokale 2021 që do të mbahen të dielën.
Kështu u vendos ne mbledhjen e sotme të qeverisë të mbajtur në formë elektronike, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, kjo masë lirimi vlen vetëm për dy ditë, duke nisur nga dita e shtunë në ora 22:00 deri të hënën në ora 5:00.
“Në këtë mbledhje u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19.Sipas vendimit të sotëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021. Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në vendimin e 24 shtatorit, Qeveria e Kosovës mori vendim për vazhdimin e disa masave anti-Covid, përfshirë edhe orën policore,, ndërsa mori vendim për lejimin e vazhdimit të mësimit në të gjitha nivelet shkollore ./arbresh.info/
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Ade...