Gjuan me armë zjarri në dasmë, Policia arreston një person në Prizren

14:42 | 15 Tetor 2021
Arbresh.info

Një person është arrestuar të enjten në Has të Prizrenit, pasi kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng.

Në një njoftim të publikuar nga Policia e Kosovës në rrjetin social facebook, kanë bërë të ditur se ahengu ishte organizuar në kundërshtim me masat anti-Covid-19, e gjë për të cilën organizatori është dënuar me gjobë prej 200 euro, shkruan arbresh.info.

“Më datë 14 tetor 2021, rreth orës 20:30, Policia kishte pranuar një informacion pasi në fshatin Konjushë  në Has të Prizrenit, kanë organizuar një aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit Policia ndërmori masa në bazë të Ligjit dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh.

Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model  ‘Zatsatva’  M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale.

Njësitet policore, të gjitha veprimet  i kanë ndërmarrë  duke u  koordinuar me prokurorin e shtetit dhe pas intervistimit të  dyshuarit me urdhër të prokuronit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet tutje në njoftimin e Policisë. /arbresh.info/

Të ngjashme