Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti ka thënë se Prizreni me qeverisjen e Haskuka në mandatin e tij të dytë do të jetë qendër e zhvillimit të mëtejmë të turizmit, ekonomisë dhe infrastrukturës.
Kurti tha gjatë një tubimi elektoral në Prizren tha se do të fitojnë këtë komuna pa balotazh
“Kësaj radhe jam kryeministër dhe nuk kam kohë që të vijë çdo ditë, por jam edhe më i qetë sepse e di që do të fitojmë pa balotazh e do të fitojmë sepse qeverisja e Mytaher Haskukës prej 49 objektivave, 47 janë zbatuar tërësisht ose janë në zbatim. Një gjë e kemi të sigurt. Prizreni do ta ketë edhe mbështetjen qeveritare, sepse në qeveritë e kaluara Prizreni u dënua në aspektin buxhetor, vetëm pse e kishte votuar Vetëvendosjen”, tha Kurti.
Kurti ka bërë thirrje që në zgjedhjet e së dielës të votohet për kandidatin Mytaher Haskuka si njeriu më i duhur që ta udhëheqë komunën për një zhvillim më të madh./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...