Nacionalisti serb është kthyer në kufi me Kosovën, më saktësisht në pikën Bërnjak, pasi që nuk kishte me vete dëshmi që tregojnë që është i mbrojtur nga virusi Covid-19, transmeton arbresh.info.
Pavle Bihali nga lëvizja Leviathan njoftoi në Twitter se do të shkonte në Republikën e Kosovës, por ai u kthye sepse i kërkuan një test PCR në vendkalimin Brnjak, raporton B92.
“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj,” tha Bihali në një video.
Bihali është udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftimit për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”.
Ngjarja e sotme shkaktoi një ortek komentesh humoristike, ku një prej tyre ishte: “Bir bushtre, ik në luftë sapo të përfundojë testi i PRC.”
Tensionet janë rritur në vend që nga dje pas trazirave midis policisë së Kosovës dhe një pjese serbësh që jetojnë në Kosovë.
Ljubinka, sine, ide tata u rat čim bude gotov PRC test
pic.twitter.com/veM7tDIBjH— Dežurni Krivac (@DezurniKrivac5) October 13, 2021

Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë