Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, në fillim të këtij muaji lansoi të gjitha këngët e albumit të ri “Dafinë Moj”.
Derisa projektet gjenden në platformën YouTube në versionin audio, këngëtarja duket se së shpejti do t’i kompletojë edhe nga ana vizuale, shkruan portali arbresh.info
Dafina do ta sjell me videoklip bashkëpunimin me reperin MC Kresha, projekti i të cilëve titullohet “Vet e lype”.
E në imazhet e fundit bardh e zi, Dafina erdhi tejet e bukur me pamjen joshëse dhe stilin interesant të flokëve.

Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua pak javë më parë në GjirafaMall, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës. /arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...