Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka thënë se nëse për shumë vite na ka munguar diçka ajo ka qenë drejtësia.
Këtë e ai e tha në mbledhjen e Qeverisë, ku në rend dite ishte shqyrtimi i draft koncept-dokumentit për zhvillimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë, i cili u miratua në mbledhje.
Ai tha gjyqësori është gardiani më i mirë dhe të kthyer besimin e qytetarëve duhet të ketë njerëz profesional.
“Po e fillojmë mbledhjen me pikën më të rëndësishme të ditës nëse për shumë vite na ka munguar diçka atëherë ajo është drejtësia. Në Kosovë nuk është ndarë asnjëherë drejtësi e mirëfilltë. Kur them e mirëfilltë është ajo që kut në mes të fortit dhe të dobëtit fiton drejtësia, dhe në mes të të varfrit dhe të dobëtit fiton drejtësia. Gjyqësori është gardiani më i mirë, dhe për të kthyer këtë besim qeveria është angazhuar për luftimin e krimit të organizuat dhe në mënyrë që kjo të arrihet duhet të ketë njerëz profesional. Mungesa e njerëzve të tillë e çalon drejtësinë. Vettingu do të sigurojë që të mos ketë ndasi. Grupi punues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë kanë hartuar konceptin e dokumentit të vettingut”, tha Kurti.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmendi disa nga pikat e këtij koncept dokumenti për Vettingun.
” Procesi i Vettingut do të jetë i pavarur dhe do të ndihmoj që drejtësia të viJe në vend. Ky mekanizëm i jashtëm do ta zhvilloje mekanizmin e Vettingut për pesë vite e madje do të transformohet. Anëtaret do të zgjedhën në Kuvendin e Kosovës, dhe do të miratohen nga Presidentja e Kosovës. Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm në mënyrë që ta kemi ptofesionalizmin në drejtësi”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...