Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte pjesë e tubimit qendror të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët në Komunën e Dibrës. Në fjalën e tij, para dibranëve, kryetari Gashi foli për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, duke thënë:
“Provuam me një subjekt politik, na dështoi puna. Na besoni një herë. Na besoni një herë në këto zgjedhje e ta shohim pas 4 viteve. Nëse zhgënjeheni, mos na votoni më asnjëherë. Por, kësaj here ju lutem votojeni këtë koalicion të bashkuar shqiptar. Hajdeni të bëhemi bashkë. Ne u bëmë bashkë dhe po ju presim edhe juve të bëheni bashkë që ta dëshmojmë fuqinë bashkë, që t’i fitojmë komunat shqiptare. Kështu do ta bëjmë edhe qeverinë shumë shpejt dhe jam i bindur se pastaj ndryshimi i madh te shqiptarët do të vijë”, përfundoi Gashi.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...