Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët e bordit dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, për të parë nga afër punën dhe për të dëgjuar shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, derisa i falënderuan ata për angazhimin dhe menaxhimin me sukses të Pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit, atyre iu premtuan kushte më të mira pune dhe mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve për modernizimin e hapësirave spitalore.
Njoftimi i plotë:
Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët e bordit dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, për të parë nga afër punën dhe për të dëgjuar shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, derisa i falënderuan ata për angazhimin dhe menaxhimin me sukses të Pandemisë COVID-19.
I inkurajuan të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi, iu premtuan kushte më të mira pune, kurse drejtuesve të spitaleve, iu garantuan mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve për modernizimin e hapësirave spitalore.
Kryesuesja Gecaj- Gashi dhe drejtori Krasniqi, i siguruan se, pa dallim, në mënyrë të barabartë, do të ndahen mjete financiare për të gjitha spitalet e përgjithshme, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe përmbushjës së nevojave tjera imediate.
Ndërkaq, u njoftuan se në Spitalin e Vushtrrisë ka përfunduar zgjerimi i rrjetit të oksigjenit, në të cilin do të mund të lidhen të gjithë shtreterit, ndërsa në atë të Mitrovicës do të fillojë së shpejti.
Të dy spitalet, muaj më parë, janë pajisur me rezervuar të oksigjenit, të cilët kanë kapacitet të mjaftueshëm për të ofruar furnizim të qëndrueshëm me oksigjen.
Drejtuesit e SHSKUK-së vizituan edhe Qendrën e Shëndetit Mendor në Mitrovicë./arbresh.info/
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re