Personi që mori plagë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhen në mbrëmje në çarshinë e gjatë në Pejë, është dërguar për trajtim të mëtejmë drejt QKUK-së.
Lajmin për ‘RADIO 1’, e konfirmon mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Dr.Rifat Dreshaj i cili edhe foli për gjendjen e personit të plagosur.
Ai tha se plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit.
Ndërkaq ka shtuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Kemi pranuar personin në fjalë, i plagosur nga arma e zjarrit. Plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit. I nevojitet trajtim më specifik mejkësorë dhe e kemi nisur për në QKUK. Deri në momentin e nisjes pra, konfirmojmë se ndodhet në gjendje stabile, për momentin jashtë rrezikut për jetë”, tha Dr.Dreshaj
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...