Sipas hulumtimit të fundit, sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe pas fazave fillestare të infeksionit me Covid.
Gjegjësisht, edhe ata që janë infektuar dhe nuk janë shtruar në spital, mund të përjetojnë sëmundje të zemrës dhe mpiksje të gjakut edhe pas një viti pas infeksionit, shkruan Bloomberg, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit përdorën informacione nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve të Shteteve të Bashkuara (VA) dhe analizuan të dhënat nga 151,195 persona të infektuar me Covid-19.
Hulumtimet tregojnë se pas 30 ditëve të para të infeksionit, njerëzit me covid janë në rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare, e cila përfshin disa kategori, duke përfshirë dizritminë, perikarditin, miokarditin, dështimin e zemrës dhe tromboembolizmin.
“Rreziqet ishin të dukshme në mesin e atyre që nuk u shtruan në spital gjatë fazës akute të infeksionit dhe u rritën gradualisht sipas mjediseve të kujdesit akut të infeksionit (pa shtrim, shtrim në spital, kujdes intensiv),” thuhet në studim.
Studimi ka gjetur se ekziston një rrezik i konsiderueshëm për sëmundje të mundshme kardiovaskulare edhe një vit pas infektimit me koronavirus.
Studiuesit theksojnë se njerëzit që kanë kaluar koronavirusin duhet të monitorojnë shëndetin kardiovaskular./arbresh.info/
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...